Vitaminat në parandalimin e autizmit

Marrja e acidit folik dhe multivitaminave para dhe pas shtatzënisë, sipas një studimit të fundit izraelit, ndërlidhet me 73 për qind më pak rrezik për t’u prekur fëmija me autizëm.
Studiuesit nga universiteti në Haifa kanë përdorur të dhënat e grumbulluar nga rreth 45.000 fëmijë dhe nënat e tyre. Fëmijët kanë lindur midis viteve 2003 dhe 2007, e rritja e tyre ishte përcjellë deri në vitin 2015.
Diagnoza e autizmit ishte vërejtur te 1,3 për qind të përfshirë në hulumtim. Marrja e acidit folik gjatë shtatzënisë tashmë sugjerohet për t’i parandaluar defektet në tru te fëmijët, shkruan revista shkencore “JAMA Psychiatry”.
(Kosova Sot)