ARKATANA

Vitaminat e tepërta, të dëmshme për shëndetin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sa më shpejt që ndiejmë simptomat e ftohjes përdorim vitaminën C, pavarësisht kërkimeve se ekzagjerimi me këtë vitaminë nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi. Ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave. Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar, shkruan “Zëri.info”.

Shumë njerëz gabojnë duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë.

Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat – më pak është më shumë. Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve.

Gjithashtu shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rritë nevojën e tyre për vitamina.

KKVITI

Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes.

Rekomandohen për gratë e moshës riprodhuese, duhanpirësit, njerëzit në dieta të rrepta, njerëz që shërohen nga sëmundje serioze ose ndërhyrjet kirurgjikale.

Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup derisa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar, nga koha në kohë, nuk është një problem i veçantë.

Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.