United Hospital

Vitaminat e nevojshme për një sistem imunitar të shëndetshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.

Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të ushqyer.

Si ndikon në organizëm?
Më shumë vitaminë E në pjatën tuaj do të thotë më shumë antioksidantë dhe vlera për të gjithë organizmin. Kjo vitaminë është një nga katër vitaminat e pasura me yndyra të shëndetshme bashkë me atë A, D dhe K.

Kjo do të thotë se yndyrat e shëndetshme magazinohen dhe ruhen në trup duke ju dhënë ushqyesit e nevojshëm. Kështu ju do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2018, vitamina E është e suksesshme në luftimin e infeksioneve dhe baktereve të këqija në trup duke mbrojtur kështu organizmin tuaj.

Fundamenti

Sa gramë ju duhet në ditë?
Për mosha të ndryshme ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.

Për bebet
Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.

Për fëmijët
Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë, shkruan AgroWeb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.