FIDANISHTJA

Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një përqindje e lartë e burrave në ditët e sotme vuajnë nga mungesa e të paktën një vitamine apo ushqyesi të rëndësishëm.Kjo mungesë i atribuohet kryesisht ushqyerjes së keqe me pak fruta dhe perime.

Studimet tregojnë se të paktën 77 për qind e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D apo B12.

Në këtë artikull do të mësoni për vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme që i duhen djemve dhe burrave.

Vitamina D3

Meshkujt kanë nevojë për vitaminën D3 për prodhimin e testosteronit, kockat, shëndetin e trurit, luhatjet e humorit, kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Meshkujt që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D3 janë 80 për qind më të prirë të vuajnë nga një atak në zemër.

Kjo vitaminë merret nga ekspozimi në diell por edhe nga vezët, disa produkte bulmeti dhe kërpudhat

Vitamina B12

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë plogështi dhe probleme nervore.Vitamina B12 merret nga proteinat shtazore, në veçanti nga mishi i qengjit, viçit dhe salmoni.

Vitaminat A, C dhe E

Këto vitamina me fuqinë e antioksidantëve nuk prodhohen dot nga trupi por merren nëpërmjet ushqimeve si spinaqi dhe barishtet e tjera të egra.

Me kalimin e moshës, këto vitamina parandalojnë mutacionin qelizor, mbrojnë shikimin, imunitetin e forcojnë shëndetin.

Vitamina K

Eco Higjiena

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitamina K është e rëndësishme për kockat, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Mungesa e kësaj vitamine vërehet më shumë tek meshkujt që nuk konsumojnë rregullisht perime apo produkte të bulmetit.

Vitamina K gjendet tek perimet e gjelbra dhe ato të bulmetit.

Magnezi

Ky mineral është thelbësor në parandalimin e tensionit të lartë të gjakut, kontraktimeve muskulore, dhimbjeve të kokës dhe sëmundjeve të zemrës.

Mungesa e magnezit ndikon direkt tek gjumi dhe shkakton ankth dhe konstipacion.

Gjendet te tërshëra, spinaqi, farat e kungullit, farat e linit, avokado.

Acidet yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme sepse luftojnë inflamacionin në trup.Ato gjenden tek salmoni, sardelet, peshku ton, vezët, arrorët dhe farat.

Trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibrat e duhur të acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 për të mbrojtur zemrën, trurin dhe imunitetin.

Kaliumi

Niveli i ulët i kaliumit në organizmin e një mashkulli rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Një mungesë e tillë dobëson kockat, plogështon metabolizmin, dobëson tretjen dhe muskujt.

Kaliumin e gjeni tek fasulet, avokado, patatja e ëmbël, bananet dhe salmoni./AgroWeb.org

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.