UBT

Vitaminat “armike” të organizmit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shumë prej nesh mendojnë se marrja e vitaminave dhe e suplementeve të ndryshme do t’i zëvendësojë mineralet, proteinat e çdo gjë tjetër që trupi ka nevojë, por nuk keni pse mendoni se marrja e këtyre pilulave do t’ju bëjë më të “fortë” apo do t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme.

Një dietë e pasur ushqimore ju siguron të gjitha vlerat ushqyese që organizmi i njeriut kërkon për një mirëfunksionim të përgjithshëm.

Regjimi ushqimor ndikon në cilësinë e jetës suaj dhe nuk mund të tregoheni të pakujdesshëm në këtë pjesë.

Ja cilat janë vitaminat “armike” të organizmit dhe cilat janë ato që duhen marrë.

Vitaminat A, C dhe E mund të shkaktojnë disa lloje të kancerit, nëse merren mbidoza të shpeshta.

Vitaminat A, C dhe E janë të njohura edhe si antioksidantë. Nëse vitamina “antioksidante” është marrë në sasi të madhe, ajo mund të dëmtojë rëndë shëndetin.
Një studim i detajuar për duhanpirësit meshkuj, të cilët në vazhdimësi kanë marrë vitaminë A, rezultoi se ishin të rrezikuar nga kanceri i mushkërive më shumë se sa ata që nuk e konsumojnë këtë vitaminë.

FIDANISHTJA

Mbidoza e vitaminës C mbi 2000 mg shkakton gurë në veshka. Trupi nuk kërkon sasi shtesë të vitaminës A, C dhe E.

Vitamina B3 mund të zhvillojë infeksione, probleme të mëlçisë, apo gjakderdhje të brendshme. Një vitaminë që bie në kategorinë “jo e mirë”, është pikërisht vitamina B3. Besohet të ketë efekt negativ në pacientët me sëmundje të zemrës, diabeti, apo kolesterol të lartë.

Hulumtuesit gjetën se niacin (vitamina B3) nuk ka asnjë rol në parandalimin e problemeve të zemrës, në vend të kësaj, ka efekte anësore të tmerrshme. Mund të konsumoni panxhar e salmon për të zëvendësuar këtë vitaminë.

Evitojini Multivitaminat nëse ju keni një dietë të pasur ushqimore.

Acidi folik rekomandohet për nënat shtatzëna. 400 mikrogramë në ditë është mjaftueshëm.

Zinku një burim i mirë për trupin tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.