FIDANISHTJA

Vitamina që mund ta zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kanceri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një hulumtim i ri i publikuar në revistën Frontiers in Nutrition tregon se konsumimi i disa vitaminave mund të zvogëlojë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit dhe madje mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të kancerit në përgjithësi.

Studiuesit kanë zbuluar se vitamina C lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të 11 llojeve të ndryshme të sëmundjeve kanceri i fshikëzës, gjirit, mitrës, ezofagut, stomakut, mushkërive, pankreasit, prostatës, kanceri i qelizave të veshkave, si dhe tumoret e mitrës dhe glioma, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, marrja e vitaminës C është lidhur me një shans të reduktuar të zhvillimit të kancerit. Studimi analizoi rezultatet e 3.562 artikujve që shqyrtonin lidhjen midis marrjes së vitaminave dhe gjasave për zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Nutricionistja Gail Mayer thekson se në shumë studime të përfshira në këtë analizë, nuk është e qartë se ku pjesëmarrësit në studim e merrnin vitaminën C nga frutat apo suplementet.

Mobi Casa

“Shpesh suplementet me vitamina dhe minerale nuk kanë të njëjtat përfitime si kur ne konsumojmë lëndë ushqyese që janë pjesë e ushqimit”, thotë Mayer.

“Vitamina C vjen nga frutat dhe perimet që përmbajnë gjithashtu fibra dhe vitamina të tjera, minerale, antioksidues dhe fotokimike të panumërta që kontribuojnë në shëndetin tonë në shumë mënyra”, shtoi ajo.

“Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e kancerit është të hani ushqime të shëndetshme që përfshijnë proteina të pastra, drithëra, shumë perime me gjethe jeshile, fruta dhe kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara”, tha Cedrina Calder për EatThis.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.