Vitamina për rinimin e trurit

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar që konsumimi i përditshëm i një gote me lëng portokalli ndikon me të madhe në formën më të shpeshtë të dementias
Hulumtuesit suedezë kanë vërtetuar që vitamina C mund të ndihmojë në pengimin e proteinave toksike, të cilat në trurin e të sëmurëve formojnë pllakëza apo mpiksje të dëmshme.
Hulumtuesit e Universitetit Lund shpresojnë që zbulimi i tyre do të mund të përdoret për ngadalësimin e avancimit të sëmundjes tek personat tashmë të sëmurë.
“Kur indin trunor të minjve të sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit e kemi trajtuar me vitaminë C, kemi vënë re shpërbërjen e agregateve të proteinës së helmueshme. Edhe pse ideja për efektin pozitiv të vitaminës C në sëmundjen e Alzheimerit është kontroverse, lajmi i mirë është që rezultatet tona hapin mundësi të reja për hulumtimin e vitaminës së përmendur dhe mundësive të saj”, shpjegon udhëheqësja e hulumtimit dr. Katrin Mani.
Interesante është që vitamina C nuk duhet domosdo të merret me ngrënien e frutave të freskëta.. Gjatë këtij hulumtimi është përdorur vitamina C nga lëngu i freskët i krijuar me fruta të shtrydhur që ka qëndruar në frigorifer gjatë natës.
Sëmundjen e Alzheimerit e karakterizon përkeqësimi i madh i funksioneve mentale. Kryesisht prek personat më të moshuar se 65 vjet.