RCCOLA

Vitamina C vret tuberkulozin në laborator

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Vitamina C mund të vrasë një lloj tuberkulozi që më parë ka rezultuar rezistent edhe ndaj ilaçeve më të forta, së paku gjatë testeve në laborator, zbuluan shkencëtarët.

Zbulimi surprizë mund të tregojë një rrugë të re për zgjidhjen e një problemi që është fuqizuar gjatë viteve të fundit, për shkak se forma të ndryshme tuberkulozi janë bërë gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve.

UBT

Rreth 650 mijë vetë në të gjithë botën vlerësohet se janë të prekur nga tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve. Pas këtij zbulimi, studime të tjera pritet të kryhen për të parë nëse e njëjta metodë është apo jo e vlefshme për të luftuar tuberkulozin te njerëzit me anë të vitaminës C.

Në studime laboratorike, vitamina C dukej se veproi si një “agjent reduktues” – diçka që sjell prodhimin e disa specieve reaktive të oksigjenit të quajtura radikalët e lirë. Këto radikalë të lirë vranë TB-në, madje edhe format rezistente ndaj ilaçeve që deri më sot janë të pamjekueshme me antibiotikë konvencionalë.