UBT

Vitamina C mund ta përforcojë kimioterapinë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Një studim i ri sugjeron se dhënia e dozave të mëdha të vitaminës C disa pacientëve në mënyrë intravenoze – në krahasim me atë orale – së bashku me kimioterapinë konvencionale, mund të ndihmojë në eliminimin e qelizave të kancerit dhe po ashtu në reduktimin e disa efekteve të saj anësore toksike.

Në raportimin e konstatimeve të tyre në “Science Translational Medicine”, hulumtuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kansasit (KU) përshkruajnë se si e testuan ata qasjen në qeliza, kafshë dhe njerëz.

Ata konstatuan se dhënia infuzive e vitaminës C së bashku me carboplatinë dhe paclitaxel – dy ilaçe konvencionale të kimioterapisë – e ndal kancerin ovarian në laborator dhe gjithashtu redukton efektet toksike anësore të kimioterapisë në pacientët me kancer ovarian.

Që nga vitet ‘70, askorbati – apo vitamina C – është përdorur si një terapi alternative për kancer. Ka një “profil të shquar të sigurisë”, shkruajnë studiuesit, të cilët gjithashtu vunë në dukje se ka pasur raportime anekdotike se ajo ishte efektive nëse jepet në mënyrë intravenoze.

Megjithatë, edhe pse mjekët e terapive plotësuese dhe alternative vazhdojnë ta përdorin atë për ta luftuar kancerin, onkologët konvencionalë e kanë braktisur përdorimin e saj pasi që hulumtimet klinike të administrimit të vitaminës C rrugëve orale konstatuan se ishte e paefektshme kundër kancerit.
Tani, studimet e fundit kanë ringjallur mundësinë që vitamina C e dhënë në mënyrë intravenoze mund t’ia vlejë të vëzhgohet përsëri si një terapi e mundshme kundër kancerit, kështu që studiuesit e KU vendosën të hulumtojnë.

E dhënë në mënyrë intravenoze, vitamina C ka efekt antikancerogjen
Dhe me të vërtetë, ajo që ata zbuluan ishte se vitamina C mund të jetë efektive kundër kancerit, kur jepet në mënyrë intravenoze, siç shpjegon autori kryesor Qi Chen, profesor asistent në Departamentin e farmakologjisë, toksikologjisë dhe terapisë në Qendrën Mjekësore të KU:

“Ajo që ne zbuluam është se, për shkak të dallimeve të vetas farmakokinetike, vitamina C e dhënë në mënyrë intravenoze, në krahasim me vitaminën C të dhënë në mënyrë orale, i eliminon disa qeliza kanceroze pa dëmtuar indet normale.”

Mobi Casa

Për testin e tyre klinik, studiuesit rekrutuan 27 paciente të cilat sapo ishin diagnostikuar me fazën e tretë ose të katërt të kancerit ovarian.
Ato të gjitha iu nënshtruan kimioterapisë konvencionale me paclitaxel ose carboplatinë, por disa morën edhe doza të larta të vitaminës C në mënyrë intravenoze. Ato më pas u përcollën për 5 vjet.

Studiuesit zbuluan se, në krahasim me pacientët të cilët nuk kanë marrë vitaminë C përveç kimioterapisë konvencionale, efektet toksike të terapisë priren të jenë më të vogla në pacientët që kanë marrë vitaminë C.

Në një tjetër eksperiment, studiuesit zbuluan se vitamina C i eliminoi qelizat e kancerit tek minjtë me kancer ovarian, por vetëm në përqendrime që mund të arrihen nëse jepet rrugëve intravenoze. Ata nuk vërejtën efekte ose ndryshime toksike për shkak të kimioterapisë në mëlçi, veshka dhe shpretkë të kafshëve.
Kur shikuan se çfarë po ndodhte në nivel molekular, ata zbuluan se vitamina C në lëngun përreth qelizave të tumorit vepron si një “pro-oksidant,” duke nxitur formimin e peroksidit të hidrogjenit, i cili vret qelizat e kancerit.

Për hetime të mëtejshme të kësaj rruge, studiuesit gjetën një numër të mekanizmave nëpërmjet të cilave, duke vepruar si një pro-oksidant, vitamina C shkaktoi vdekjen e qelizave në qelizat e kancerit ovarian, duke përfshirë dëmtimin e ADN-së së tyre, pa ndikuar në indet e shëndosha.

Hulumtuesit bëjnë thirrje për prova të mëdha klinike

Bashkëstudiuesja dr. Jeanne Drisko, e cila specializon në mjekësi integruese në KU, thotë: “Ne tani e kemi një pasqyrë më të mirë të efektit antikancerogjen të vitaminës C, dhe një profil të qartë të sigurisë dhe besueshmërisë biologjike dhe klinike me një bazë të fortë për të vazhduar.
Në përgjithësi, të dhënat tona sigurojnë dëshmi të fortë për të justifikuar prova më të mëdha dhe më të fuqishme klinike që përfundimisht të ekzaminohet përparësia e shtimit të vitaminës C në kimioterapinë konvencionale.”

Megjithatë, mund të mos jetë e lehtë të gjinden fonde për prova të mëdha klinike të vitaminës C të dhënë në mënyrë intravenoze. Kompanitë farmaceutike, për shembull, nuk ka të ngjarë të jenë të interesuara, sepse pasi që vitamina C është një substancë natyrale, ata nuk do të mund ta patentojnë atë.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.