FITORJA

Vit zhgënjyes për Kombëtaren e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll u paraqit në kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Para fillimit të këtyre kualifikueseve, Federata e Futbollit të Kosovës e kishte bërë kampanjë me moton “Me Kosovën në Evropian”, por planet nuk shkuan ashtu siç duhet.

Ekipi “Dardan” e pati një aventurë për t’u harruar në këto kualifikime.

Kosova u përball me shumë probleme, duke nisur nga rezultatet e deri tek i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili u përball disa herë me drejtësinë në vendin tonë.

Sa u përket kualifikueseve, verdh e kaltrit ishin të vendosur në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Andorrën e Izraelin. “Dardanët” e nisën tejet dobët këtë cikël kualifikues.

GRANDEMALL

Gjatë marsit barazuan me Izraelin e Andorrën, derisa në qershor e morën vetëm një pikë ndaj Rumanisë e pësuan humbje nga Bjellorusia në udhëtim.

Kjo përballje ishte e fundit për trajnerin Alain Giresse, i cili u shkarkua nga detyra menjëherë të nesërmen për shkak të rezultateve tejet të dobëta, të cilat filluan t’ia shuajnë ëndrrën për Evropian, qysh pas katër ndeshjeve.

Më pas, në ndeshjet në vazhdim timonin e Kombëtares e mori trajneri slloven Primoz Gliha, i cili pati ecuri të mirë të rezultateve por ndikoi keq në harmoninë e ekipit me sjelljet e tij.

Gliha e udhëhoqi Kosovën në gjashtë ndeshje, i arriti dy fitore, dy barazim e po aq humbje, për të përfunduar në vendin e pestë me 11 pikë, plotë gjashtë më pak se Zvicra e dyta.

Pas përfundimit të kësaj kampanje dëshpëruese, Federata e futbollit të Kosovës njoftoi opinionin se e ka liruar nga detyra e trajnerit Primoz Gliha, derisa kishte paralajmëruar reforma rrënjësore, por kur kanë kaluar dy muaj ende nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.