RCCOLA

Vit i zi

/ 2 minuta lexim

Deputetët dhe analistët komentojnë politikën në 2015. Nuk mbahet mend, pas luftës, periudhë më e rëndë

Është emërues i përbashkët vlerësimi se Republika po rrezikohet nga anarkia, për shkak se partitë i vunë interesat e ngushta mbi interesin publik

Viti që po mbetet pas në mendjen e qytetarëve dhe historikun institucional do të shënohet si një nga vitet më të brishta në procesin e shtetndërtimit, me eksodin e madh të qytetarëve që braktisën vendin nga humbja e shpresës, protestat kundër qeverisë, që çuan në shkarkimin e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq, dhe së fundi bllokimi i Kuvendit nga opozita me hedhjen e gazit lotsjellës, në shenjë protestë kundër marrëveshjeve të 25 gushtit, asaj për Asociacionin serb të komunave, siç njihet tani si ‘Zajednica’, dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Uji Dea

Të gjitha këto zhvillime, e bëjnë këtë vit të anarkisë në Kuvendin e Republikës se Kosovës me regresin më të madh në demokracinë e re që po e ndërtojmë si shtet i ri që kulmoi edhe me arrestimet skandaloze dhe përjashtimin e paprecedent të opozitës nga punimet e Kuvendit.

Përfaqësues të partive në pozitë dhe opozitë dhe analistë politikë, të gjitha këto zhvillime i shohin me tone kritike, duke e parë të pashpresë koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së./kosova sot/