FITORJA

Vit historik, Komuna e Bujanocit me 900 studentë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nën kryesimin e kryetarit të komunës Nagip Arifit u mabjt sot seanca e 5 Këshillit Komunal. Për këtë seancë ishin paraparë 14 pika për rend të ditës. Nga kjo seancë u miratuan vendime të rëndësishme, siç e quajti edhe kryetari Arifi, këshilli komunal si mini qeveri që sjell vendime dhe konkluzione në të mirë të qytetarëve.

Pika e parë e rendit të ditës kishte peshë pasi që për herë të parë, ndër shumë komuna në Sërbi komuna e Bujanocit sot ka aprovuar rregulloren mbi rregullimin e detajuar të procedurës së prokurimeve publike. Që nënkupton se, çdo komunë duhet ta ketë ketë rregullore dhe çdo drejtor i ndërmarrjeve publike duhet të hartojë planin një vjeçar të ndërmarrjes që udhëheq me këtë rregullore, muaji tetor i këtij viti është afati i fundit ku drejtorët duhet të paraqesin planin në kuadër të kësaj rregullore.

Po ashtu edhe raportet e punës me ato finansiare për vitin 2013 të Ndërmarrjes publike Radio Televizioni i Bujanocit, Shtëpisë së Shëndetit, Barnatores së qytetit, Shtëpisë së Kulturës, Qendra Sportive dhe i komisionit për arkën e administratës komunale ishin të rëndësishme pasi që nga udhëheqësit u shpalos plani një vejçarë, programe këto të cilat morën lejen e anëtarëve të këhsillit.

FIDANISHTJA

Kjo mbledhje kishte një peshë të veçantë sepse 900 student nga komuna e Bujanocit u stimuluan me mjete finansiare, apo burs studentore varësisht nga kategorizimi i notave, të cilëve iu ndanë 10.000.000 dinarë nga Buxheti komunal. Për keytarin Arifi ky vit është historik pasi që, asnjëherë më parë nuk ka pasur numër kaq të madh të studentëve që studiojnë nëpër univerzitet të ndryshme.

Për stuentët që studiojnë në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc u ndanë nga 7 mijë dinarë, mjete këto të cilat deri në fund të javës do ti ndahen studentëve nga komisioni për ndarjen e bursave, sikurse edhe për gjithë studentët e tjerë./Bujanocinet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.