Eko Higjiena

Vishaj: Në 24 orët e fundit është mbushur një repart në Infektivë me pacientë, kapacitetet do të na plotësohen shpejtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit një repart i tërë i Klinikës Infektive është mbushur me pacientë të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ai ka treguar se nëse vazhdohet me këtë trend të infektimeve, plotësimi i kapaciteteve të tyre do të bëhet jashtëzakonisht shpejtë.

Përndryshe, Vishaj ka treguar se 7 pacientë të shtrirë në këtë klinikë janë edhe të vaksinuar, megjithëse ata po tregojnë një pasqyrë më të lehtë klinike.

“Në 24 orët e fundit ne kemi pasur 15 pacientë të pranuar, që do të thotë një repart i tërë është mbushur për 24 orë. Ne i kemi gjithsej 6 reparte, dhe rrjedhimisht në qoftëse vazhdojmë me këtë trend, plotësimi i kapaciteteve tona do të bëhet jashtëzakonisht shpejtë. Për momentin ne i kemi 52 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive. I kemi 41 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 3 pacientë të shtrirë në mjekimin intensiv. Ne i kemi 7 pacientë që kanë qenë të vaksinuar, prej tyre 4 me dy doza, 3 me nga një vaksinë. Te këta pacientë kemi vërejtur se manifestimet klinike kanë qenë më të buta. Kemi pasur edhe 3 pacientë të tjerë që e kanë kaluar COVID’in”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Tutje Vishaj ka thënë se raportet e IKSHPK’së kanë treguar që në masë të madhe varianti Delta i COVID-19 është i përhapur në vend.

Andaj ai është shprehur se popullata duhet që sa më shpejtë të vaksinohet kundër COVID-19.

“Ne e kemi përcjellur me vëmendje të madhe situatën edhe në vendet tjera, raportet kanë qenë që forma Delta përhapet jashtëzakonisht shpejtë dhe vaksinimi është i vetmi mjet i dobishëm dhe duhet që popullata sa më shpejtë të jetë e mundur të vaksinohet në mënyrë që këto shifra të mos jenë kështu siç janë”, ka shtuar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.