UBT

Visar Ymeri: Qeveria po i kërcënon arsimtarët grevistë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar deklarimet qeveritare për grevat e arsimtarëve dhe për zhvillime tjera politike e ekonomike qytetare në vend.

Ymeri ka thënë se Qeveria po përdor edhe metoda frikësuese e fizike që ato të mos mbahen dhe të mos ndodhin.

Eco Higjiena

Lideri i Vetëvendosjes ka shkruar:

Qeveria e Republikës së Kosovës, e obliguar t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar, po i kërcënon arsimtarët grevistë. Këta nuk po i durojnë dot qytetarët me të drejta. I rrahin me polici e i kërcënojnë me shkurtim pagash. Këta nuk e duan Marrëveshjen Kolektive sepse e duan Kontratën me Bechtelin. Nuk e duan lirimin e çmimit të energjisë sepse duan ta mirëmbajnë profitin e KEDS-it. Nuk çajnë kokën për punëtorin e Ferronikelit sepse janë me pronarin e Ferronikelit. Nuk e bëjnë Trepçën të minatorëve e të Kosovës sepse ia dëgjojnë dëshirat kreditorëve. I kanë shpallur luftë publikes sepse janë në funksion të zaptimit. Privatizimi qe ua trashi xhepat, tash po ua privatizon mendjen. E këto mendje të privatizuara po e privatizojnë shtetin. Shteti privat që ka interesa kundërthënëse me ato të qytetarëve të vet, është ai që kërcënon, rrah, përjashton, dëbon po këta qytetarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.