Visar Ymeri: Po zyrtarizohet kurorëzimi i martesës PDK-LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka hedhur akuza të rënda në adresë të LDK’së, duke e quajtur kërkesën e saj për shpërndarjen e Parlamentit si kërkesë të saj për “martesë” politike me Hashim Thaçin.
“Ne nuk bëhemi pjesë e marrëveshjes së juaj. Kosova nuk ndryshon duke ia plotësuar dëshirat Hashim Thaçit”, ka thënë ai.
Ndaj kësaj ka reaguar Ismet Beqiri.
“Ju keni flirtuar në Prishtinë me PDK’në dhe i keni fituar zgjedhjet. Opinioni e di këtë”, ka thënë ai.