Hidromorava

Visar Ymeri: Nuk lëshojmë pe as për kryeparlamentarin

/ 2 minuta lexim

Ymeri tha në këtë tubim se partia që ka fituar më shumë vota në zgjedhje nuk po mund ta formojë Qeverinë, ndërkohë që tenton ta mbajë të bllokuar shtetin përmes kapjes që ia ka bërë tashmë.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot tubim me qytetarët e Prizrenit, për të diskutuar bashkë me ta zgjidhjen për ndryshimin e situatës aktuale në Kosovë. Në këtë tubim ishin të pranishëm deputetët Visar Ymeri dhe Mytaher Haskuka, si dhe Koordinatori i Qendrës së VV-së në Prizren, Jeton Jagxhiu.

Ymeri tha në këtë tubim se partia që ka fituar më shumë vota në zgjedhje nuk po mund ta formojë Qeverinë, ndërkohë që tenton ta mbajë të bllokuar shtetin përmes kapjes që ia ka bërë tashmë.

Fidanishtja

“Po tentohet të krijohet një situatë e mjegulluar dhe po tentohet të bindet qytetari që në këtë situatë nuk ka rrugëdalje. Situata është shumë e thjeshtë: janë katër subjekte në njërën anë që i kanë 63 deputetë, shumicën absolute të Kuvendit, dhe në anën tjetër e kemi një subjekt të vetëm me 37 deputetë që përmes kapjes së shtetit, kapjes së Gjykatës Kushtetuese, po e mbajnë të bllokuar shtetin. Shumica në Kuvend e ka mundësinë, të drejtën dhe detyrën për t’i themeluar institucionet. Kjo është e vërteta, që rrallë po del nëpër media”, tha Ymeri, duke shtuar se VV mban qëndrimin se “duhet të vazhdojmë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, e më pas t’i hapim rrugë formimit të Qeverisë”.

Ymeri theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve dhe se “shumica e deputetëve nuk është në anën e PDK-së që po bllokon”.

Lidhur me çështjen e ngritur nga qytetarët se nëse partitë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje do të heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit, Ymeri tha se një çështje e tillë nuk është diskutuar asnjëherë në takimet mes përfaqësuesve të LAN-it dhe Vetëvendosjes, dhe se partitë nënshkruese të marrëveshjes mbajnë qëndrimin e përbashkët për të mos lëshuar pe karshi PDK-së. /Telegrafi/