Fundamenti

Visar Ymeri: Nga publikimi i aktakuzave, sjellja e Kadri Veselit më e dobishmja për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Visar Ymeri thotë se Kadri Veseli ka pasur qëndrim shumë dinjitoz pas konfirmimit të Gjykatës Speciale.

“Në këto ditë, qëndrimin më dinjitoz dhe më të dobishëm e ka mbajtur Kadri Veseli. Ky është qëndrimi më i rëndësishëm se si do të duhej të sillej shoqëria jonë në këto momente. Ne mund të fajësojmë këdo që duam. Ne mund të mblidhemi në shesh 1.8 milionë banorë dhe të qajmë në shesh por kjo nuk na ndihmon. Ne duhet të dimë se po ballafaqohemi me një proces juridik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ymeri në “Debat Plus” thotë se disa gjëra janë duke u keqinterpretuar sa i përket aktakuzës së Speciales.

United Hospital

“Specialja nuk e konsideron UÇK-në “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Specialja thotë se brenda strukturave të UÇK-së në nivel të komandave e nën komandave ka pasur individë që kanë bërë këtë “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Termi “disa” e jo të gjithë e bënë këtë ndarje juridike”, shtoi ai në RTV Dukagjini.

Analisti thotë se mbetet shqetësuese fakti që furnitori kryesor i Gjykatës Speciale është Serbia./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.