FITORJA

Visar Ymeri në Gjilan: Sami Kurteshi e do Gjilanin me mendje e me zemër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Kryetari Visar Ymeri është shprehur i bindur që nga salla ku sot ishin mbledhur, do të dalin fitimtarë, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Në këto zgjedhje këtu në Gjilan i keni disa kandidatë për kryetar. E keni Sami Kurteshin e VETËVENDOSJE!-s. E keni Lutfi Hazirin e PDK-së. Më falni të LDK-së. Njëjtë gabova edhe para 3 netëve në një tubim në Gjilan. U çu njëri pjesëmarrës e më përmirësoi, tha që Luta është i LDK-së e jo i PDK-së. Se di… Luta është i LDK-së aq sa është Elmi Reçica i PDK-së. Këta të dy janë të ShIK-ut”, ka thënë Ymeri në këtë tubim.

ARKATANA

“Samiu ka qenë i burgosur politik, është bërë aktivist i të drejtave të njeriut, është zgjedhur avokat i popullit, është zgjedhur deputet i popullit. Tash po bëhet kryetar i qytetarëve të Gjilanit. Luta ka qenë zëvendëskryeministër i Thaçit, është bërë deputet, është bërë kryetar i Gjilanit, e qe besa i duhet ta gjejë një avokat të mirë për ta shpëtuar nga burgu për keqpërdorimet e korrupsionin. Nuk e di të ketë një avokat çudibërës në Kosovë”, ka thënë me tej Ymeri.

Ymeri ka thënë po ashtu se Sami Kurteshi e do Gjilanin, me mendje e me zemër, me ç’rast iu ka thënë qytetarëve të Gjilanit që ta votojnë sa më masivisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.