FITORJA

Visar Ymeri: Kurti është në siklet, po mashtron me vetëdije

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Opinionisti, Visar Ymeri beson se plani franko-gjerman është produkt i negocimit të kryeministrit Albin Kurti

Ai ka thënë se kryeministri Kurti, po mashtron me vetëdije dhe se po i ndryshon qëndrimet.

“Kurti i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euronews dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u taku me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk ndryshohet. Deri mbrëmë na thoshte ky është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

Eco Higjiena

Ish-kryetari i Vetëvendosjes ka theksuar se herëve të fundit, Kurti po e ka luftën me LDK-në.

“Kurti është në siklet. Kritika e vetme ka qenë që Abdixhiku e ka pyet a është njohja në qendër në planin franko-gjerman, nëse jo si erdhëm deri këtu? Sot Kurti e pranoi një gjë interesant që plani franko-gjerman është një rrjedhojë e një negocimi që e ka bërë Kurti, nuk është plani franko-gjerman që e kanë sjellë menjëherë pa folur me palët dhe kanë thënë se duhet ta pranoni gjithqysh. Plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit”, tha Ymeri teksa pyet se “a është ky neglizhim i procesit, tejzgjatje e procesit, ajo që neve na ka futur në proces në kohën kur njëkohësisht është invazioni i Rusisë në Ukrainë”, – tha Ymeri.

Sipas tij Kurti ka bërë pranimin “por tash po do që ta shpjegojë pranimin në formën më të dobët e politikanit ku nuk pranon kurrfarë përgjegjësie”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.