UBT

Visar Ymeri konfirmohet si kandidati i vetëm për kryetar të VV-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i VV-së ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit të VV-së, Visar Ymer

Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të VV-së, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë i vetmi që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor.

UBT

Në ditët në vijim, KZP-ja do të njoftojë lidhur me afatet e tjera kohore sa i përket fushatës së kandidatit për zgjedhjet e brendshme, si dhe në lidhje me ditën e votimit kur anëtarësia do të ketë të drejtën të votojë për, kundër, ose abstenim, sipas parimit një anëtar – një votë. /Telegrafi/