Mobi Casa

Viruset që nuk duan mysafirë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

N’ çdo familje e n’ çdo shtëpi – Një virus i keq ka hy !
Mysafirë , as miqësi – Nuk do kush me i pa me sy ?!

S’ këqyret miku si mysafir ,
Por urrehet si myzevir ?!
Këtë pyetje e shtroi gjithkush –
Nga na erdhi ky virus ?!
Nga na erdhi kjo e zezë ditë –
Që ndër ne s’ ka qenë traditë ?!

Mysafirët kur na kanë ardhë –
I kem pritë me zemër t’ bardhë !
Sot , dikujt n’ derë me i trokitë –
Mezi pret kundrat me t’i qitë !

Mezi pret me ia lypë lejen –
Me t’ përcjellë , me ta mbyllë derën !
Nusja , kafen kur ia qet ,
Vet me veti nisë e flet –
Pse s’ trusë bisht me ndejë n’ shpi t’ vet ,

Por vjen këtu na qet zahmet ?!
Muaj e vite hulumtova –
Këtë virus , der’ sa e zbulova !
Burrat n’ oda ma nuk rrinë –
Bashkë me gra rrinë në kuzhinë !
Me gra s’ bëhet muhabet –

UBT

Nuk t’ dëgjon kush çka po flet !
N’ tana anët shkon poterë –
Gratë t’ përcjellin si n’ kamerë !
Gra e fëmijë – celularë n’ vesh –
Muhabeti bahet përshesh !
Harrojnë krejt për të bërë bukë –
Shkruajnë mesazhe në “Fejs Buk !”
Njëri hyn në Internet ,

Tjetri rrenë :”Dikush po m’ thërret !”
Njëri flet me celularë –
Thotë :”Po m’ thërrasin do dosllarë !”
Muhabeti bahet prej zori –
N’ kupë të qiellit televizori !
Ndërrojnë program e ndërrojnë kanal –
S’ dinë a je n’ dhomë, a je n’ mal ?!
Mysafiri bien n’ siklet –

Kush me te një fjalë s’ e flet !
Mezi pret izën me e marrë –
I bien pishman përse ka ardhë ?!
Interneti është virus ,
Celularë ka bë gjithkush …
Sillen pështillen si zorrë n’ prush –
Mysafirë nuk donë askush !

Gjilan, më 21.07.2014. Demir Krasniqi