Hidromorava

‘Virus’ më vdekjeprurës se Covid19 është frika e përditshme nga vdekja!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Kim Mehmeti – “Së tepërmi i çmoj mjekët sepse e di se herdo kurdo njeriu do bie në duart e tyre. Dhe është jonjerëzore të jesh përbuzës e ta pështysh dorën që të ndihmon! Por megjithatë, më janë bërë të bezdisshëm disa mjek që ditë e natë na trembin me virusin Covid19, thuajse ai e solli vdekjen mes nesh dhe, që mendojnë se po dole nga ‘protokollet’ e tyre, ke dal mendsh!

Dhe duke na trembur me incizimet e mushkërive të bëra ‘copa’, duan të na pamundësojnë të shtrojmë pyetjet logjike, si për shembull: në ç’kohë nuk ka pasur mushkri të bëra copa nga pneumonia dhe, si është e mundur që në kohë pandemie të bie numri i vdekshmërisë, apo si u bë kjo punë që përnjëherë, të ‘zhduken’ sëmundjet tjera dhe thuajse të gjithë të vdesin nga virusi Covid 19!?

Jo tani por para disa muajsh e kamë thënë publikisht bindjen time se në fillim çdo gjë ishte epidemi, pastaj u bë pandemi dhe tani puna e këtij virusi është bërë strategji! Edhe atë strategji që ua mundëson të fortëve të na rreshtojnë, të na largojnë nga njëri tjetri dhe të mos dallojmë mes veti për nga fytyra që kemi, por nëpërmjet maskave me të cilat kemi mbuluar hundë e gojë!

Dhe jo tani por muaj më parë e kam shtruar pyetjen: pse duhet trembur njerëzit kur dihet se virus më vdekjeprurës është frika nga vdekja! Apo sa do na vlejë ‘shpëtimi’ nga pandemia nëse nesër do vdesim nga uria dhe, nëse vjen puna deri aty që biznese të vetme fitimprurës të jenë ato të shëndetësisë, me në krye spitalet private!?

Eco Higjiena

Sidoqoftë mbetet e vërteta se individi, e jo mjeku e shteti, është pronar i vetëm i shëndetit të vet, se njeriu i vetëdijshëm duhet të kujdeset që të mos e kap kolla, e le më gripi. Siç mbetet e vërteta të cilës i besoj: Covid 19 është edhe një virus më shumë, të cilit nuk kemi ku i ikim dhe me të cilin do bashkëjetojmë si me gjithë llojet e tjera të gripit!

Andaj mos i përfillni mjekët që në vend që t’ua shtojnë ‘imunitetin’ e shpresës, ua ushqejnë frikën, që donë ta çkyçni trurin e të mos jeni as aq të logjikshëm sa ta kuptoni se ka një virus më vdekjeprurës se gjithë të tjerët: frika e përditshme nga vdekja!
Dhe mos u ikni pyetjeve të logjikshme: pse u dashka të ndalohen dasmat, pse duhet t’u ikim çasteve gazmore, pse duhet të mbyllen kufijtë mes ‘Shqipërive’ tona e të jetojmë të ndarë nga të dashurit tanë!?

Mos vallë do bëhemi të pavdekshëm duke i ikur vdekjes?!
Më në fund, edhe në kohë pandemie e lufte, si edhe në kohë të shëndetshme dhje paqeje, jeta ka pas të njëjtat rregulla: nga njeri krahë i portës së saj ka dalë i vdekuri me tabut, e nga tjetri ka hyrë nusja me duvak!”