FIDANISHTJA

Violinisti shqiptar Jonian Kadesha, çmimin e dytë “Mozart”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Çmimi i dytë bashkë me 7500 euro ka shkuar te Jonian Ilia Kadesha, (shqiptar që jeton në Greqi). Mirëpo simpatia e publikut ka qenë për shqiptarin. 40 për qind të votave nga publiku kanë shkuar për të.

Vendimi është marrë në mbrëmjen e të premtes: fituese e çmimit të parë të garave të teta ndërkombëtare për violinë, që i kushtohen kompozitorit Leopold Mozart, (babai të Wolfganag Amdeus Mozart-it të njohur) të vlerësuar me 10 mijë euro është Maia Cabeza nga Kanadaja.

Para kësaj, katër finalistët e mbetur pas garës në tri runde në mesin e 26 violinistëve nga e gjithë bota, kane ekzekutuar në sallën Kongres am Park, secili nga një koncert me violinë të Wolfgang Amaeus Mozart-it , të shoqëruar nga orkestra e Radios së Munihut.

Çmimi i dytë bashkë me 7500 euro ka shkuar te Jonian Ilia Kadesha, (shqiptar që jeton në Greqi). Në çmimin e tretë është vlerësuar Thomas Reif nga Gjermania ndërsa me të katërtin Young-Uk Kim nga Koreja.

Fundamenti

Kështu ka vlerësuar juria. Mirëpo simpatia e publikut ka qenë e qartë për shqiptarin Jonian Kadesha. 40 për qind të votave nga publiku kanë shkuar për të, shkruan Die Augsburger Zeitung (DAZ).

Ndarja e çmimeve, bashkë me një koncert dhome nën drejtimin e drejtorit muzikor Dirk Kaftan do të mbahet sonte, me fillim në orën 20 në Sallën e artë të ndërtesës së Komunës në Augsburg. Ndërsa përmbylljen festive të aktivitetit do ta bëjë të dielën, më 28 prill orkestra e përbërë nga katër fituesit në Kongres am Park, bashkë me orkestrën e radios së Munihut nën drejtimin e dirigjentit Bruno Weil.

Të dy koncertet do të transmetohen live përmes internetit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.