UBT

Violant Sylejmanit i mohohet fitorja ndaj boksierit nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Boksierit Gjilanas në turneun e boksit më të madh Evropian “Gongu i Artë” i cili u mbajt në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”në Shkup i merret fitorja ndaj boksierit nga Serbia, Perar Toshiq.

Gjatë tri raundeve boksieri Sylejmani ishte plotësisht më i mirë se boksieri nga Serbia Toshiq por kështu nuk menduan arbitrat duke ja dhuruar fitoren Toshiqit me rezultat 2-1.

“Kam qenë dukshëm më i mirë gjatë tri raundeve të gjithë kanw pritur fitoren time edhe vet boksieri Toshiq është befasuar kur ju është ngritur dora në shenjë të fitores, me çdo kusht u pa haptas medaljen e arit ja dhuruan boksierit serb edhe vetë mediat e shkruara dhe elektronike në Maqedoni e kanë gjykuar këtë vendim të arbitrave por moralisht unë jam fitues ndoshta do të më jepet rasti në takimet tjera të takohem me Toshiqin e nuk do ta lë më të vendosin arbitrat por do ta vendosi unë vetë”, shprehet për ‘rajonipress’ i indinjuar boksieri Sylejmani.

HW

Fitues i turneut “Gongu i Artë” të 46-të është boksieri nga Maqedonia Goce Janevski i cili në finale mposhti boksierin nga Kosova gjerë në 74 kg Armend Neziraj.

Siç bëhet e ditur në këtë edicion të madh të boksit i cili u mbajt për herë të 46-të morën pjesë 50-të boksier nga 12 shtete të rajonit e më gjerë shtete pjesëmarrëse ishin ;Shqipëria, Kosova, Britania e Madhe, Bosnjë Hercegovina, Belgjika, Sllovenia, Serbia, Rumania, Mali i Zi, Holanda, Kroacia e Maqedonia.

Ky turnir i boksit është në kalendarin e garave zyrtare Evropiane EUBC dhe Botërore në AIBA./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.