Fundamenti

Violant Sylejmani shpallet sportist i vitit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Me vendim të jurisë profesionale, lojtari i vitit është zgjedhur boksieri Volant Sylejmani, i cili fitoi tri medalje të arta, edhe atë në turneun ndërkombëtar në Bosnie Hercegovina, në turneun “Gongu i Artë” në Maqedoni dhe në turneun “Adem Jashari” të mbajtur në Republikën e Kosovës.

Pikërisht në ditën e çlirimit, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Njësia për Sport ka ndarë sot mirënjohje për më të dalluarit e vitit 2015/2016 në sektorin e sportit, ngjarje kjo në të cilën ka marrë pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, “Nderi i Qytetit”, boksieri Erzen Rrustemi, deputetë e asambleistë, sikurse edhe sportdashës të shumtë.

Mirënjohjet e sotme për më të dalluarit e vitit në sport po jepen për herë të parë më 15 qershor dhe kryetari Haziri tha se kalendari i vitit për shpalljen e më të dalluarve duhet të lidhet me Ditën e Çlirimit.

“Sot, festën e qytetit po e shënojmë edhe me këtë aktivitet të rëndësishëm në sport. Sot ne kemi emra të njohur të sportit në botë, e që janë emblematik të Gjilanit, siç është Xherdan Shaqiri e Erzen Rrustemi. Por, këta dhe të tjerët, nuk kanë mundur të arrijnë suksese po të mos i kishim legjendat gjilanase që dhanë shumë për sport. Pra, gjenerata të tëra kanë punuar dhe janë angazhuar që ne sot t’i korrim sukseset kombëtare e ndërkombëtare. Jam krenar që pothuajse të gjitha kategoritë e sportit në Gjilan po sjellin rezultate të mahnitshme kudo që po marrin pjesë. Gëzuar dita e çlirimit dhe faleminderit për nderin që po ia bëni Gjilanit.”, ka thënë Haziri, në adresimin para qindra sportistëve.

Me vendim të jurisë profesionale, lojtari i vitit është zgjedhur boksieri Violant Sylejmani, i cili fitoi tri medalje të arta, edhe atë në turneun ndërkombëtar në Bosnie Hercegovina, në turneun “Gongu i Artë” në Maqedoni dhe në turneun “Adem Jashari” të mbajtur në Republikën e Kosovës.

Uji Dea

Me mirënjohje janë shpërblyer edhe këta sportistë: Ira Salihu (KV “Drita”), Alban Tosumi (KF “Gjilani”), Blerta Shala (KF “Intelektualet”), Bjondina Ramabaja (KH “Drita”), Elhami Shabani (Klubi Karatesë “Drita”), Blinera Jaha (KV “Drita”), Alban Haziri (KH “Zhegra”), e Mirlinda Daku (KB “Drita”).

Klubi më i dalluar është shpallur ai i volejbollit “Drita”, trajneri më i dalluar Lorik Ilazi, derisa Selami Haziri – pedagogu sportiv i vitit.

Ndërkaq, tek Shpresat e Sportit për vitin 2015/2016 u nderuan me mirënjohje: Belinë Rashiti (Klubi i Karatesë “As”), Blerand Limani (Klubi i Karatesë “Dardania”), Erdonis Maliqi (Klubi i Boksit “Drita”), Ardit Mustafa (Shkolla e Fubollit “Shkëndija”) dhe Vesa Ibrahimi (Klubi i Karatesë “Drita”).

Mirënjohje e veçantë i është ndarë Avdil Ibishit (Handikos), ndërsa me mirënjohje post mortum janë nderuar, Ramadani Salihu – ish futbollist dhe Servet Shala ish-volejbollist./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.