Hidromorava

Violant Sylejmani më i miri në turneun memorial “Agim Rashiti”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për nder të ish boksierit të KB Drita dhe dëshmorit të Kombit, Agim Rashiti, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, në praninë e 1 000 shikuesve u dëshmua boks cilësor.

Nga 9-të luftëra të zhvilluara, dy meçe u shpallën pa fitues, dy u ndërprenë në raundin e dytë ndërsa pesë të tjera u zhvilluan nga tri raunde.

Meqi më i mirë u zhvillua ai i fundit në mes Violant Sylejmanit nga Kosova dhe boksierit Stavro Pali nga Shqipëria.

Gjatë tri raundeve boksieri Gjilanas, Sylejmani tregoi boks cilësor ndërsa në disa momente edhe atraktiv dhe me meritë juria e shpalli boksierin më të mirë të këtij turneu memorial i cili u zhvillua për herë të 18-të nën patronatin e Komunës së Gjilanit.
“Është nder të triumfosh dhe të nderosh dëshmorin e kombit Agim Rashitin, i cili sakrifikoi jetën për lirin të cilën po e gëzojmë, kundërshtari im nga Shqipëria ishte një boksier cilësor por gjatë tri raundeve isha dukshëm më i mirë”, ka bërë të ditur boksieri, Violant Sylejmani.

Juria e këtij turneu të boksit ka shpallur edhe më të dalluarit.

UBT

Tekniku më i mirë i ka takuar boksierit nga Mali i Zi, Millovan Sekuliq, i cili mposhti boksierin nga Shqipëria Dani Marko.

Meqi më luftarak ishte në mes Albin Sejdiut nga Kosova dhe Denis Muqa nga Shqipëria.

Epitetin si boksieri më prespektiv i ka takuar boksierit nga Prizreni, Drilon Thaçit.

Për më të mirët u ndan kupa, medalje e mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.