Violant Sylejmani mahnit njohësit e boksit
Gjilan – Që nga 10-13 Nëntor në Shkup mbi 16-të shtete me boksierët e tyre po marrin pjesë në këtë turnir të madh të boksit. Boksieri i talentuar Gjilanas, Violant Sylejmani i cili garon gjerë në 64 kg me boksin që ka treguar gjerë më tani ka mahnitur njohësit e boksit.
Sylejmani me plot mërit është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu të boksit. “Jam shumë i lumtur që jam në këtë finale të këtij turneu të madh të boksit i cili konsiderohet njëri ndër më të vjetrit në Evropë, nesër do të bëhet tërheqja e shortit dhe do të jem në finale shpresoj se do të ngadhënjej në këtë turne të cilët marrin boksier shumë cilësor nga mbarë Evropa”, thekson boksieri Sylejmani nëpërmjet telefonit të tij.
Në këtë turne të madh të boksit boksin e Kosovës e përfaqësojnë edhe Nikollë Rraci 64 kg, Besart Kurhasku 69 kg, Venhar Haziraj 69 kg, Armend Neziraj 69 kg dhe Armend Xhoqaj 91 kg.
Organizatorët e këtij turneu të boksit përpos trofeut kryesor “Gongu i Artë” kanë paraparë edhe shpërblimet tjera, meqi më i mirë, tekniku më i mirë, fitorja më e shpejtë, meqi më luftarak etj./rajonipress/


