ARKATANA

Viola von Cramon shpreson se kosovarëve do t’iu hiqen vizat kur Gjermania ta marrë Presidencën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga korriku Gjermania do të merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian. Kjo është një shpresë për anëtaren e Parlamentit Europian, Viola Von Cramon, se ky ndryshim i Presidencën mund të jetë në të mirën e kosovarëve për të dalë nga izolimi, njofton Klan Kosova.

“Është për të ardhur keq për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Unë kam lobuar shumë për këtë çështje. Ka shumë hezitim nëse janë përmbushur kriteret në shumë çështje të reputacionit të përjgithshëm si krimi i organizuar në Kosovë. Nuk është çështje teknike, por s’ka ndonjë arsye të qartë se pse ende nuk po hiqet regjimi i vizave”, tha Cramon në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) që u mbajt online.

Eco Higjiena

“Shpresoj që me marrjen e Presidencës nga Gjermana t’u jepen vizat kosovarëve. Është diskriminim dhe ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë. Ky frustrim ndjehet edhe nga shumë kolegë të mi në Parlament, në veçanti në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Jam mjaft optimist që presidenca gjermane ta pranojë këtë situatë”.

Cramon është edhe Raportuese për Kosovën në PE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.