Viola Spiro rikthehet, vjen me një format dhe partner të ri
Moderatorja sportive, Viola Spiro, do të rikthehet sërisht në ekran.
Ajo do të jetë në një bashkëprezantim me gazetarin e sportit Gerti Çarçani. Emisioni sportiv Euroskaner, i cili u transmetua gjatë muajit të Euro 2016 në ekranin e Ora News rezultoi një sukses tjetër për moderatoren sportive Viola Spiro, e cila këtë fundjavë do të rikthehet në po të njëjtin ekran me programin Ora Skaner, por me një partner të ri.
Lajmi është bërë publik nga Newsport.al, sipas të cilit mësohet se Gerti Çarçani, moderatori që vitin e kaluar drejtoi Euroskaner me Violën, e ka mbyllur dje zyrtarisht me emisionin Ora Skaner. Megjithatë, formati televiziv do të vazhdojë me dy ndryshime në prezantim.
Viola Spiro dhe Glend Tafaj kanë nisur provat dhe pritet që të shfaqen në ekran këtë fundjavë, më 12 shkurt. Moderatorja e njohur i ka munguar ekranit që nga muaji korrik, ndërkohë që Tafaj është gazetar sportiv prej disa vitesh në këtë televizion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Viola, e cila ka postuar nga Instagrami i saj lajmin se rikthehet më 12 shkurt.


