Vildanja sjell kreacione të reja
Ajo njihet për kreacione të veçanta dhe veshje që shkëlqejnë në trupin e klientëve të saj.
Shumë prej veshjeve të krijuara nga artistja i veshin personalitete të mirënjohur të Kosovës.
Bëhet fjalë për kreatoren e modës, Vildane Kamerolli, e cila së shpejti do të vije me koleksioni e ri, ndërsa së fundi ka realizuar edhe “foto-shoting.
“Sot kemi realizuar një foto shoting, ndërsa së shpejti do të vije me koleksionin e ri”, ka thënë kreatorja Kamerolli, e cila së fundi ka hapur edhe studion e saj “Vildane Kameroli Studio”.
Ajo më tej ka zbuluar se materialet që përdor për veshjet janë të veçanta dhe vinë nga kryeqyteti francez, ndërsa koleksioni i ri do të jetë frymëzim i Dior dhe pëfr muze ka Frida Khalon.
Ndërsa sa i përket koleksionit të ri, kreatorja thotë se së shpejti do të realizoj një revy mode.


