RCCOLA

Vildanja: Milionerët vdesin për modelet dhe modelet vdesin për milionerët

/ 1 minutë lexim

Modelja shqiptare me famë botërore, Vildane Zeneli, gjatë një interviste ka folur rreth lidhjeve të modeleve me pasanikët.

“Nuk mendoj se duhet të jesh patjetër modele për të pasur një të dashur milioner. Çfarë mund të them, milionerët vdesin për modelet dhe modelet vdesin për milionerët”.

“Mua personalisht nuk më pëlqen të bëhem e njohur përmes lidhjes së dashurisë. Kam identitetin tim dhe dua të më njohin prej punës që bëj e jo prej mashkullit që kam në krah”.

RCCOLA

“Milionerët i ndërrojnë modelet si të brendshmet e tyre, ndaj nëse nuk ke ç’të ofrosh tjetër përveç pamjes, atëherë përgjigja dihet. Unë kam ndërmend të ndërtoj perandorinë time që më pas të thonë që ai milioneri është lidhur me atë modelen”, ka thënë bukuroshja për Bluetooth.

Nga pjesët e trupit të saj, Vildania konsideron më seksi: “Belin dhe vithet”.