Eko Higjiena

Vildane Zeneli shan Fadil Berishën, Eminan, Angelan…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Duket se marrëdhënia midis Miss-ve dhe modeleve është fiks ashtu siç thuhet dhe përshkruhet. Një xhelozi e thellë, që herë-herë pasohet me stërkëmbësha e në raste të tjera me ofendime nën zë, apo me mesazhe private.

Kështu ka ndodhur edhe në rastin konkret. sulmon dhe ofendon koleget e veta me një fjalor që askush prej nesh nuk do ta mendonte se mund të dilnin nga goja e saj dhe të gjitha këto ofendime u janë adresuar Emina Çunmulajt, Angela Martinit dhe Afërdita Dreshajt, tashmë të gjitha modele me famë ndërkombëtare, të cilat Zeneli duket se nuk i ka shumë qejf, duke i akuzuar si servile të fotografit të njohur Fadil Berisha dhe të afta për të bërë gjithçka vetëm qe të dalin në kopertina revistash.

Një mesazh dërguar në privat një të njohuri të saj, me të cilin ka debatuar jo pak dhe që më pas ka mbërritur në redaksinë e gazetës “Koha Jonë” zbulon hapur opinionin që Vildanja ka për tre modelet, por njëkohësisht edhe rivalitetin që ndjen për emrat e lartpërmendur.

UBT

E ngarkuar emocionalisht dhe e mbushur me mllef në këtë mesazh ajo nuk ka lënë pa përfshirë edhe fotografin e njohur Fadil Berisha, sipas së cilës po të mos ishte për njohjet e tij në botën e showbiz-it dhe modelingut ndërkombëtar, vajzat nuk do të ishin këto që janë sot. Më tej ajo ka shfaqur dhe pakënaqësitë që ka nga revistat shqiptare, të cilat nuk e kanë vlerësuar siç duhet dhe siç një modele si ajo e meriton.

Shpërthimet e Vildane Zenelit nuk kanë kursyer asnjërën prej modeleve, duke thënë që ato nuk vlejnë asnjë groshë dhe se po të donte mund t’i blinte të gjitha me para. Por, inatin më të madh modelja që jeton dhe ushtron profesionin e saj në Amerikë duket se e ka me Angjela Martinin, të cilën e quan k*urvë të trashë. Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të Zenelit, e cila së fundmi është përfolur për fotografitë nudo dhe ndërhyrjet me botox në buzë.