Hidromorava

Vildane Zeneli mahnit në brigjet italiane – modelja kosovare rikthehet në Europë më provokuese se kurrë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli, po i shijon ditët e nxehta të verës në një nga destinacionet më luksoze të Europës – Liqenin e famshëm të Comos në Itali. Me një paraqitje plot stil dhe sensualitet, Vildanja ka ndezur rrjetet sociale me imazhet e fundit të publikuara për ndjekësit e saj.

E njohur për karrierën e suksesshme në botën e modës në Miami të SHBA-së, bukuroshja kosovare ka vendosur të rikthehet për pak kohë në Europë, duke zgjedhur si destinacion një prej perlave të Italisë veriore. Dhe sigurisht, nuk ka munguar që ky rikthim të shoqërohet me poza provokuese që e vënë në pah linjat e saj perfekte.

Në fotografitë e fundit, Vildane Zeneli shihet e veshur me një bikini minimaliste, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës. Pamjet nga pushimet luksoze në Como kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët e kanë komplimentuar për sharmin dhe guximin e saj për të eksperimentuar me stilin.

Fundamenti

Por Vildanja nuk është ndalur vetëm te fotot provokuese – ajo ka ndarë me publikun edhe copëza nga jeta e saj luksoze, duke treguar momente të relaksit në jaht, shëtitje buzë liqenit dhe atmosferën magjepsëse të Comos, një destinacion i preferuar për yjet e showbiz-it ndërkombëtar.

Bukuroshja kosovare, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme jashtë vendit, mbetet një nga emrat më të komentuar të skenës së modës shqiptare. Çdo paraqitje e saj sjell risi dhe shpesh kthehet në lajm, ashtu si edhe këto pushime që kanë mahnitur publikun me kombinimin mes provokimit, stilit dhe luksit europian. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.