Mobi Casa

Viktor Kuka: Po rikthehem në shtëpinë time tek Drita

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i djathtë i Dritës, Viktor Kuka, i cili ishte i huazuar tek skuadra e Ferizajit në stinorin pranveror, me lojërat e tij tejet të mira ka dhënë kontribut tejet të madh tek skuadra e Ferizajit që edhe në këtë stinor të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Krerët e “bardh e kaltërve” të Dritës kanë rikthyer Viktor Kukën në radhët e veta pas 6 muajsh, i cili tani ju ka bashkuar ekspeditës së Dritës në përgatitjet e saja tani e tri ditë.

Hidromorava

Për mbrojtësin e djathtë të Dritës, rikthimi i tij në “folen e vjetër”, është një ndjenjë e veçantë.
“Rikthimi im në shtëpinë e vjetër tek Drita është një ndjenjë mjaft e mirë, me një fjalë po rikthehem në shtëpinë time tek shumë bashkëlojtar dhe te një staf i mrekullueshëm të cilin e kam gjetur edhe më të fort dhe një trajner mjaft cilësor siç është Ardian Nuhiu”.

Kuka ka theksuar edhe për synimet e klubit në edicionin e ri.
“Ashtu siç dihet synimet e klubit janë pozitat e larta në tabelë, mendoj se kemi një skuadër mjaft të fortë me individ shumë të mirë dhe do të japim gjithçka nga vetja për të mirën e klubit dhe tifozëve “Intelektualëve” ju premtoj që së bashku me bashkëlojtarët e mijë do t`i gëzojmë në sfidat e reja të cilat na presin në Superligën e Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.