UBT

Viktor B. kishte pasur probleme me ligjin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prokuroria e Lucernit thotë se më 13 mars të vitit 1998, tashmë i ndjeri, ishte dënuar me 12 muaj burg me kusht për pjesëmarrje në një grabitje.

Prokuroria e përgjithshme e Lucernit vetëm sot pasdite ka dhënë detajet e para në lidhje me Viktor B., shkaktar i vdekjes së katër personave, përfshirë edhe veten, në tragjedinë e ndodhur të mërkurën në Menznau të Lucernit. Viktor B. është i lindur në Kosovë, në vitin 1971 ndërsa në Zvicër ka ardhur si azilkërkues në vitin 1991. Vite më vonë ai ka marrë shtetësinë e Zvicrës. Ai ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë.

Një detaj i rëndësishëm që ka dhënë prokuroria ka të bëjë me recidivizmin e Viktorit. Ai ka qenë i dënuar njëherë, por me kusht. Kjo ka ndodhur më 13 mars të vitit 1998, kur tashmë i ndjeri, ishte dënuar me 12 muaj burg me kusht për pjesëmarrje në një grabitje.

Mobi Casa

Ndërsa duke bërë fjalë për krimin e pardjeshëm, prokuroria thotë se “obduksioni i kufomës ka treguar se Viktor B., ka vdekur në vendin e ngjarjes, i qëlluar me armë”. Ai kishte qenë i vdekur në momentin kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Por, se në ç`mënyrë i janë shkaktuar atij plagët vdekjeprurëse, mbetet objekt i hetimeve të mëtejme. Të plagosurit, për shkak të gjendjes së rëndë të tyre nuk kanë mundur të merren në pyetje, gjë që do të mund të sillte më shumë dritë në ngjarjen tragjike.

Ndërkohë është arrestuar edhe personi i cili ka pasur në dorë armën vdekjeprurëse para se ta merrte atë Viktor B. ai është një 43 vjeçar nga kantoni Obwalden.

Sipas prokurorisë, pesë të plagosur ndodhen ende në spital, prej tyre dy veta janë në rrezik jete.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.