Hidromorava

Viktimat e rrethit të Gjilanit dhe fshehja e krimit nga ana e gjykatësve, patologëve dhe policëve serb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga procesverbalet e gjetura në Prokurorinë e Qarkut e që janë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetarwve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti, për secilin rast të vrasjes zyrtarët serb të Gjykatës së Qarkut dhe të ish SPB-së vetëm kanë shënuar se vrasja është bërë nga personi NN.

“Është simptomatike se në shumicën e rasteve, policët serb kanë mundur ta bëjnë identifikimin e viktimave, pa ndihmën e askujt, as të dëshmitarëve, as të anëtarëve të familjeve apo përmes obduksionit, përkatësisht eks-humacionit “.

Ky vlerësim është dhënë nga Prokuroria e Gjilanit dërguar një letër sekrete Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut në vitin 2004. Nga procesverbalet zyrtare të ish zyrtarëve serb është parë se në të gjitha zhvarrosjet kanë marrë pjesë persona ushtarak, policor dhe gjyqësor.

Fundamenti

Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.

Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë: Zhivojin Jankoviq-gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia ,Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.