Viktima rrëzohet nga shtylla elektrike, arrestohet personi që e kishte ftuar për të kryer punët elektrike
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që t`i kryej disa punë elektrike. Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


