ARKATANA

Vikena Kamenica arrin sukses jashtë kufijve të Shqipërisë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vikena Kamenica është një nga mezzosopranot shqiptare me karrierë të gjatë artistike. Ajo është bërë shumë shpejt pjesë e ‘Teatrit të Operas dhe Baletit’ dhe një sërë veprash operistike janë realizuar prej saj.

Por duket se suksesi dhe emri i Vikena Kamenicës ka kaluar kufijtë shqiptarë. Nëpërmjet ‘Instagram’-it, Vikena ka zbuluar për të gjithë se ka luajtur rolin kryesor në operën franceze ‘Samson Et Dalila’ të Saint Saens.

Uji Dea

Kamenica ka treguar se ndihet me shumë fat që ka mundur të bëjë realitet rolin e ëndrrave të çdo mezzosopranoje. Ajo ka pasur rolin e Dalilas dhe për shkak të interpretimit të saj të jashtëzakonshëm ka marrë shumë përgëzime dhe nga mediat franceze.

Premiera e shfaqjes ka qenë pak ditë më parë në Teatrin e Operas në Metz, qytet në verilindje të Francës. Vikena nuk ka harruar të falenderojë edhe Ermonela Jahon për mbështetjen e madhe jo vetëm artistike, por edhe shpirtërore. Nuk kanë munguar dhe disa urime nga miqtë më të mirë të mezzosopranos, të cilët shpresojnë që një ditë emri i Vikenës të bëhet i njohur në mbarë botën. /revistawho.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.