ARKATANA

Vijnë kolonat radhë e radhë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Vijnë kolonat radhë e radhë –
Në Merdar e n’ Dhe të Bardhë …
Mërgimtarët janë duke ardhë –
Nga kurbeti mirë e mbarë !

Në vendlindje për pushime –
Në familje sjellin gëzime !
Disa presin n’ Muçibabë –
Me i gëzua nënë e babë !…

Disa vijnë kah Mutivoda –
Me i gëzua vëllezër e motra !
Disa n’ Aeroport ia mësyjnë –
Edhe zbresin në Sllatinë !

Mërgimtarët prej mbarë botës –
Ia kanë mësy n’ vatra t’ Kosovës !
Që nga muzgu e n’ ag të dritës –
Po na vijnë prej Amerikës !

Bini djem , ju , çiftelisë –
Na vijnë vëllezërit prej Australisë !
Bini djem , o ju , sharkisë –
Na vijnë vëllezërit prej Turkisë !

Fort është gëzua nëna Salije –
Po i vijnë djemtë prej Australie !
Fort është gëzua nëna Rukije –
Po i vijnë vëllezërit prej Turkie !

Fort është gëzua nëna Marike –
Po i vijnë djemtë prej Amerike !
Fort është gëzua nëna Zade –
Po i vijnë djemtë prej Kanade !

Fort është gëzua nëna Alije –
Po i vijnë djemtë prej Italie !
Fort është gëzua nëna Fitre –
Po i vijnë djemtë prej Zvicre !

Eco Higjiena

Fort është gëzua nëna Nazlije –
Po i vijnë djemtë prej Anglie !
Fort është gëzua nëna Bastrije –
Po i vijnë djemtë prej Austrie !
Fort është gëzua nëna Hanije –
Po i vijnë djemtë prej Gjermanie !
Fort është gëzua familja e Spancës –
Po na i vijnë djemtë prej Francës !

Fort është gëzua nëna Sevdije –
Po i vijnë djemtë prej Suedie !
Fort është gëzua nëna Regjie –
Po i vijnë djemtë prej Norvegjie !

Fort janë gëzua trojet shqiptare –
Mërgimtarë e mërgimtare !
Fort janë gëzua trojet e Kosovës –
Mërgimtarë vijnë prej mbarë botës !

Disa çmallen ndërmjet veti ,
Disa shkojnë n’ pushime n’ deti .
Disa shkojnë çmallen te daja ,
Disa shkojnë n’ pushime n’ banja !…

Për vizita shkojnë n’ shumë vende ,
Bahen dasma e gazmende …
Plot fejesa e martesa ,
Shtohen gëzime , shtohen shpresa !…

Kurorëzime , shtohen lindje ,
Gëzim e mall shtohen n’ vendlindje .
Shkrepin rrezet plot me dritë –
Fëmijët e vet , prindërit tu i pritë !

Anë e mbanë botës largohen –
Por , traditat nuk harrohen !
Njëherë n’ vjet të gjithë bashkohen –
Të gjithë çmallën dhe njoftohen !…

Gjilan, më 20.07. 2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.