FITORJA

Vihet gurthemeli i Kult Qendrës në Gjilan, kosto 1.2 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vënë sot gurthemelin e qendrës kulturore Kult Qendra në Gjilan, e cila kap vlerën e investimit afro 1.2 milion euro.

“Ky objekt i Kult Qendrës që e filluam sot ka qenë mungesë e kahershme e atyre që merren me sferën e kulturës, për artistët e artdashësit. Është projekt tejet me rëndësi për jetën kulturore në Gjilan sepse e kemi vetëm sallën e teatrit si mundësi të vetme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka bërë të ditur se brenda vitit do të përfundojë objekti, për të vazhduar më pas me inventarizimin.

Uji Dea

“Në objektin që do ta ndërtojmë tash në vlerë prej 1.2 milionë euro, përveç hapësirës alternative për teatrin e qytetit me rreth 180 ulëse e me hapësira të veçanta për persona me nevoja të veçanta, është menduar që të krijohet edhe kinemaja e qytetit, ndërkohë që galeria e qytetit do të zhvendoset këtu në një hapësirë prej 400 metra katrorë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, e ka falënderuar Hysenin për përkrahjen e madhe për këtë projekt, i cili po bëhet në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndryshe, projekti vizual i Kult Qendrës është publikuar për qytetarët nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, para dhjetë ditësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.