FIDANISHTJA

Vihet gurëthemeli i shkollës së re në Roganë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, mori pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës së re në fshatin Roganë.

Me këtë rast, Sinani tha se arsimi është një nga prioritetet e komunës tonë.
“Falënderoj Zyrën e BE-së në Kosovë dhe përshëndes z. Christofer Shok për investimin në këtë projekt që ka qenë një kërkesë e kamotshme, pasiqë në shkollën aktuale, mësimi zhvillohet në tri ndërrime dhe është shumë i ngarkuar. Kam kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Komunës, t’i uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt madhor”, ka thënë ai.

Ndërkaq, z. Christofer Shok, falënderoi kryetarin Sinani për bashkëpunim në fillimin e këtij projekti.

Mobi Casa

Ai tha se BE mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për institucionet e Kosovës, e më konkretisht në sferën e arsimit, si një nga faktorët kryesorë për ndërtimin e shtetit.

Ky objekt shkollorë ka hapësirë 2400 m2, ku përfshihet salla e sportit, kabinetet dhe është një objekt me standarde evropiane. Ai do të kushtoj afër një milion euro.

Kjo shkollë pritet të jetë e gatshme për nxënësit nga shtatori i vitit të ardhshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.