UBT

Vihet gurëthemeli i Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Është hedhur gurëthemeli i Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues nga: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me struktura tjera komunale, nxënës, mësimdhënës e banorë të fshatit Busavatë, si dhe mysafirë të tjerë.

Drejtori i kësaj shkolle Abedin Maliqi, në fjalën e rastit pos tjerash tha: “I falënderoj te gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e këtij fshati siç janë: Destan Maliqi i cili ka dhuruar 35 ari pronë tokësore, Vildane Maliqi për realizimin e projektit të oborrit të shkollës, Kryetarin e Komunës Begzad Sinani, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, drejtorin e Administratës së Përgjithshme dhe Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajramin. Me ndërtimin e kësaj shkolle do të përmirësohen kushtet për nxënësit, arsimtarët dhe stafin tjetër ”.

UBT

Ndërsa Kryetari Sinani në fjalën e tij u shpreh: “Jemi mbledhur sot për vënien e gurëthemelit të objektit ri të Shkollës Fillore në Busavatë, ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë që edhe shkollat të tjera të komunës tonë nxënësve dhe mësimdhënësve të iu mundësojmë kushte të mira për punë. Që nga dita e parë kemi pasur këtë dinamikë si qeverie lokale, këtë trend të punës, të realizimit të projekteve të cilat po i realizojmë një nga një dhe deri në 20 shtator do t`i realizojmë të gjitha projektet e planifikuara për këtë vit ”.

Po ashtu kryetari premtoj aneks kontratën për rrethojën e shkollës, rrugën, si dhe ujësjellësin e shkollës pasi që burimin e ujit e ka siguruar bashkëfshatari Enver Maliqi.

Vlera e këtij objekti i cili financohet nga Ministra e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është 241.645,69 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.