Mobi Casa

Viets: Qeveria të jetë stabile, Kosova ka shumë sfida

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, thotë se ndërkombëtarët nuk dëshirojnë të përfshihen në formimin e Qeverisë së re. Por thotë se vetëm dëshirojnë t’ua kujtojnë politikanëve kosovarë që këtë çështje ta zgjidhin me përgjegjësi të madhe, pasi vendi ka probleme shumë të mëdha, të cilat njëherësh janë edhe sfida të mëdha.

Këto komente Viets i ka bërë në vazhdimin e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, duke shtuar se kriter për liberalizimin e vizave me BE-në përpos Demarkacionit është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

Hidromorava

Sipas saj, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit janë edhe hapa të tjerë, të cilët duhet të ndërmerren e ndër ta është edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog me Serbinë, me ç’rast ka theksuar se secili format i dialogut i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është i mirëseardhur, përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat për ta bërë atë. “Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka potencuar Viets.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.