FITORJA

Viets: Opozita të mos merret vetëm më demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjermania është duke ndjekur me interesim të madh çështjen e marrëveshjes për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.

Për këtë temë, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në një intervistë për KosovaPress, thotë se verifikimet për çështjen e demarkacionit tashmë janë kryer edhe nga ekspertët ndërkombëtarë dhe rezultatet tregojnë për të njëjtin vlerësim si edhe të Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Murat Meha.
Numri një i diplomacisë gjermane në Prishtinë, ashprehet e habitur se pse opozita kosovare nuk po gjen të tjera tema për trajtim.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, ne këtë jemi duke e përcjell me interesim të madh që nga momenti kur është arritur marrëveshja për demarkacionin. Si duket, opozita nuk ka asnjë temë tjetër për ta trajtuar. Ata si duket kanë nevojë që të flasin edhe më shumë lidhur me këtë temë.

GRANDEMALL

Mirëpo, sa na përket neve nuk na lejohet që të komentojmë lidhur me këtë. E dimë që amerikanët e kanë bërë një verifikim të kësaj marrëveshje, gjithashtu ka pasur një grup ekspertësh në Komisionin e themeluar nga ish presidentja dhe ata e kanë verifikuar edhe një herë këtë marrëveshje. Po ashtu, anëtar i këtij grupi ka qenë edhe një shtetas gjerman me renome në këtë fushë. Të gjithë këta kanë arritur tek i njëjti rezultat sikur Komisioni shtetëror i kryesuar nga z. Murat Meha”, deklaroi ambasadorja Viets.

Nesër mund të lexoni intervistën e plotë me ambasadoren e gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ku flet edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por edhe mendimin e kësaj ambasade për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit
Ambasadorja gjermane sqaron se përse nuk ka investime të mëdha nga Gjermania në Kosovë dhe deri kur nuk pritet të ketë. Po ashtu mund të lexoni se për cilët sektorë investitorët gjerman po shprehin interesim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.