Fundamenti

Viets: Do t’u ndihmojmë të keni perspektivë këtu

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjermania e kupton zemërimin e kosovarëve, si dhe gjendjen shumë të rëndë, në të cilën jetojnë qytetarët në kufirin e varfërisë, të gjitha këto janë të njohura, mirëpo nuk është kjo zgjidhja, zgjidhja nuk është duke ikur dhe duke lëshuar Kosovën.

Kështu ka deklaruar ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets për emisionin On Air në Radio Kosovë.

“Mund të themi që këta numra janë duke ndryshuar nga muaji në muaj dhe për momentin shifrat janë ulur. Kjo për faktin se Qeveria e Kosovës dhe vendet e prekura nga kjo masë e emigrimit, kanë ndërmarrë masa të caktuara për ndalimin e valës së migrimit. Dhe për ta bërë këtë, kanë informuar ndër të tjera dhe njerëzit që e drejta e azilit për kosovarët në Gjermani nuk pranohet”, tha Viets, duke folur fluksin e emigrantëve kosovarë në Gjermani.

“Para disa javëve këtu në Kosovë kanë qëndruar disa përfaqësues të landeve federale që kryesisht janë të prekur nga ky problem. Po ashtu kemi pasur këtu për një vizitë edhe të dërguarin special për Ballkanin, në takimet që i kemi pasur kemi konstatuar se ka një lidhshmëri në mes të gjendjes ekonomike dhe në mes të dëshpërimit të qytetarëve, të cilët si pasojë e kanë zgjedhur rrugën duke e kërkuar fatin e tyre për një jetë më të mirë duke u nisur nga veriu për të shkuar në perëndim. Ne, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës kemi identifikuar disa fusha të bashkëpunimit dhe më lejoni që të them se Gjermania do ta mbështes Kosovën ashtu siç e ka mbështetur edhe në të kaluarën në disa faza të caktuara dhe kjo me qëllim që së bashku t’ju ofrojmë njerëzve të rinj një perspektivë qoftë në krijimin e vendeve të punës apo në zhvillimin ekonomik”, tha ambasadorja gjermane.

KKVITI

“Ne natyrisht që nuk mund të japim ndihma të mëdha financiare shtesë përveç atyre që i kemi dhënë apo atyre që jemi zotuar, sepse këtë e bëjmë edhe përmes institucioneve të BE-së apo organizatave tjera. Por, ne së fundmi për Kosovën kemi ndarë 1 milion euro të cilat do të shkojnë në projekte konkrete në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe përmes këtyre projekteve konkrete të mbështetet ekonomia apo njerëzit këtu në Kosovë. Ne, po ashtu e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të nxitë investimet dhe të hapë apo krijojë kushte për investitorë të jashtëm dhe që të vijnë investitorët është e nevojshme të zgjidhet problemi energjetik. Duke qenë se pa energji nuk mund të ketë dhe investime, për ne është e rëndësishme të sanohet ‘Kosova A’ në mënyrë që të ketë furnizim stabil me energji elektrike dhe kjo deri sa të ndërtohet termocentrali ri, i cili është planifikuar dhe sipas informatave të mia ndërtimi mund të zgjasë deri në tetë vjet”, tha ndër të tjera, Viets.

Ambasadorja gjermane tha se numri i kosovarëve që ka emigruar ilegalisht dhe numri i refuzuari azilkërkuesve është një nga kriteret që duhen të plotësohet në liberalizim të vizave, dhe kjo nuk i ka ndihmuar liberalizimit te vizave.

“…Mirëpo duke qenë se numri i kosovarëve që ka emigruar ilegalisht dhe numri i refuzuari azilkërkuesve është një nga kriteret që duhen të plotësohet në liberalizim të vizave, dhe kjo nuk i ka ndihmuar liberalizimit të vizave. Dhe pikërisht për këtë arsye për Gjermaninë është me rëndësi që njerëzve këtu t’iu kthehet shpresa. E dimë që gjendja është shumë e rëndë, e dimë që këtu ka shumë njerëz që jetojnë në kufirin e varfërisë, të gjitha këto janë të njohura, mirëpo nuk është kjo zgjidhja, zgjidhja nuk është duke ikur dhe duke lëshuar Kosovën. Ne do t’ju mbështesim, do t’i mbështesim njerëzit e rinj që të jetojnë këtu të kenë një jetë dhe të kenë perspektiven këtu”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë. /Telegrafi/