ARKATANA

Viets: Diskutimi rreth Speciales, i rrezikshëm për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar pasoja negative në rast se Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Viets e ka vlerësuar të rrezikshëm debatin aktual rreth Speciales.

“BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës. Për këtë ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.

HW

Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme të mos synohet rinegocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz”, ka theksuar Viets. “Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj”.

Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sipas Viets, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.