ARKATANA

Vidhnin në Gjilan, strehoheshin në Prishtinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me Urdhëresë të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, janë kryer dy bastisje në dy shtëpi të dy të dyshuarve të cilët gjenden në arrati, e janë të dyshuar se në Regjionin e Gjilanit besohet të kanë kryer disa vepra penale “vjedhjeve të rënda”, nëpër shtëpi.

Bastisjet janë kryer në rrugën “Gryka e Llapushnikut” pa nr. në Prishtinë nga Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga Gjilani. Gjate bastisjes të dyshuarit nuk janë gjetur në shtëpi tha Ismet Hashani.

Si prova materiale për gjykatë, në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur 21 copë fishek të kalibrit 9 mm, të cilët janë konfiskuar nga policia.

Eco Higjiena

Dëshmitë e konfiskuar janë dorëzuar në Stacionin Policor nr. 3 Prishtinë, ku aty do të iniciohet rast për “Armëmbajtje pa leje”.

Dy të dyshuarit të njohur për policinë janë në kërkim./rajonipress/