Mobi Casa

Viagra për femrat në formë të pikave për hundë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përjetimi i orgazmës është i paarritshëm pothuajse për 30% të femrave, por terapia e re, e cila momentalisht është në fazën e testimit, këtë shifër do të mund ta ndryshonte në mënyrë drastike.

Anorgazma, paaftësia e femrave për ta përjetuar orgazmën është një ndër problemet më të shpeshta seksuale tek femrat. Edhe pse nga kjo vuajnë një e treta e femrave, momentalisht zgjidhjet e vetme janë tretmanët me psikoterapi dhe terapi seksuale. Mirëpo, shkencëtarët nga universiteti Monash në Australi, në hulumtimet që i kishte udhëhequr profesoresha Susan Davis, testohet efikasiteti i terapisë për anorgazmë, e cila bazohet në testosterone.

RCCOLA

“Presim që terapia të ketë sukses si një lloj i Viagrës për femrat. Femrat këtë ilaç mund ta përdorin vetëm atëherë kur presin marrëdhënie seksuale”, thotë Davis. Terapia në trup mund të përdoret në formën e pikave për hundë e që ndikimin e fillon dy orë pas përdorimit.

Shkencëtarët shpresojnë se do të gjejnë numër të mjaftueshëm të femrave, nga mosha 18 deri në moshën 49- vjeçe, të cilat kanë përjetuar anorgazmën dhe do të kishin vullnetin të marrin pjesë në test. Pos në Australi, teste do të bëhen edhe në SHBA e në Kanada. /Telegrafi/