Veturën e parkuar dhe të mbyllur nuk e gjen më

Viti – Ankuesi B. Ademi ka ardhur në Stacionin policor Viti, ka paraqit rastin e vjedhjes së veturës së tij e tipit “Mercedes 200”, me targa 06-870-BQ, ngjyrë e hiri me nr. të shasis WDB1241201A254828 prodhim 1986 pronar i së cilës është ankuesi i lartshënuar.
Sipas policisë së Gjilanit vetura ka qenë e parkuar në rrugën “Kongresi i Manastirit“ në Viti.
Sipas ankuesit vetura ka qenë e parkuar dhe mbyllur. Kur ka përfunduar me punë rreth orës 23:05 ka shkuar ta marr veturën dhe aty ka pa së i mungon vetura.
Vlera e veturës sipas ankuesit është rreth 2500 €. Pas marrjes së informatës janë njoftuar të gjitha patrullat.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të regjistrohet si “Vjedhje e veturës” dhe t`i dedikohet njësisë së hetimeve tha Ismet Hashani zëdhënës rajonal i policisë./rajonipress/