Fundamenti

Vetura përplas për vdekje të moshuarën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tiranë, 2 qershor, – Një 75-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një automjet në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet.

Burime të policisë bënë të ditur se Makbule Avdo po kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një veturë me targë TR 3375 G.

Eco Higjiena

Mësohet se policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit